Strategji marketingu
Pozicionim, objektiva, audienca, kanale dhe plan i qartë veprimi për çdo fazë të komunikimit.
Ndërtojmë strategji dhe fushata që e vendosin biznesin tuaj para audiencës së duhur dhe e çojnë nga interesi te kontakti ose blerja.
Marketingu funksionon kur mesazhi, përmbajtja, reklamat dhe matja punojnë së bashku. Ne fillojmë nga objektivat e biznesit dhe ndërtojmë planin rreth audiencës, kanalit dhe rezultatit që kërkoni.
Shërbimet mund të kombinohen në një plan mujor ose në një fushatë të dedikuar.
Pozicionim, objektiva, audienca, kanale dhe plan i qartë veprimi për çdo fazë të komunikimit.
Plan editorial, dizajn, copy, publikim dhe menaxhim i komunikimit në platformat relevante.
Fushata të strukturuara për reach, leads, shitje ose remarketing, me optimizim të vazhdueshëm.
Ide, tekste, grafikë dhe video të shkurtra që e bëjnë markën të dobishme dhe të dallueshme.
Newsletter, automatizime dhe sekuenca që rikthejnë interesin dhe ndërtojnë marrëdhënie me klientët.
Matje e rezultateve, interpretim i të dhënave dhe rekomandime konkrete për hapin e ardhshëm.
Çdo aktivitet lidhet me një objektiv dhe çdo muaj sjell të dhëna për vendime më të mira.
Mesazhi dhe buxheti fokusohen te njerëzit me interes real për ofertën tuaj.
Raportojmë indikatorët që lidhen me objektivat, jo vetëm numra sipërfaqësorë.
Kreativat, audiencat dhe fushatat optimizohen sipas performancës reale.
Një cikël i qartë pune që na lejon të mësojmë dhe të përmirësojmë rezultatet.
Shqyrtojmë biznesin, tregun, konkurrencën dhe aktivitetin aktual.
Përcaktojmë audiencën, mesazhin, kanalet dhe buxhetin.
Krijojmë përmbajtjen, fushatat dhe kalendarin e publikimit.
Masim, testojmë dhe përmirësojmë vazhdimisht performancën.
Përgjigje të shkurtra për pyetjet më të zakonshme rreth këtij shërbimi.
Po. Mund të menaxhojmë strategjinë, përmbajtjen, rrjetet sociale, reklamat dhe raportimin në një plan mujor.
Buxheti varet nga tregu, audienca dhe objektivi. Pas analizës propozojmë një nivel realist për testim dhe rritje.
Po. Sipas planit mund të përfshihen copy, dizajn grafik, fotografi dhe video të shkurtra.
Raporti përmbledh punën, shpenzimet, indikatorët kryesorë dhe rekomandimet për periudhën e ardhshme.
Na tregoni objektivin, audiencën dhe çfarë keni provuar deri tani. Ne do të propozojmë drejtimin e duhur.